TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati uron Emmanuel Macron për fitoren në zgjedhje përballë kandidates ekstremiste Mari Le Pen, në Francë.

Sipas tij, fitorja e Macron, nuk është vetëm një lajm i mirë për Francën e Europën, por edhe për Shqipërinë, e cila aspiron të bëhet pjesë e BE.

“Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren! Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. ????”,- shkruan Bushati në një status në Facebook.

Sipas të dhënave paraprake Emmanuel Macron ka fituar balotazhin me më shumë se 65% të votave, ndërsa Le Pen ka pranuar humbjen në një konferencë për shtyp.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: