Europa League është kthyer në “varkën” e shpëtimin për disa klube të mëdha, ekipe si Milan, Roma, Atalanta, që janë jashtë çdo objektivi në kampionet respektive, por është gjithashtu një trofe që e lakmojnë edhe klube si Liverpool apo Bayern Leverkusen që kryesojnë kampionatet e tyre. Si kurrë më parë në vitet e fundit, Europa League këtë sezon është shumë konkurrues, me 16 ekipeve të forta që këtë të premte mësuan fatin e tyre në fazën e 1/8. Në këtë fazë marrin pjesë edhe disa legjionarë kuqezi.

Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me Sporting Lisbona, një rival jo komod për ekipin bergamask. Tuci dhe Qazim Laçi, me Spartën e Pragës do të përballen me Liverpool, mbase rivalin më të fortë të mundshëm, pasi të kuqtë e Jurgen Klop shihen si favoritë kryesor. Për dy futbollist shqiptar kjo është pa diskutim një sfidë luksi. Një rival shumë të vështirë rezervuan golat edhe për Karabakun e Redon Xhixhës që në fazën e 1/8 do të përballet me Bayer Leverkusen, një nga ekipet më në formë në Evropë.

Roma e Daniele de Rossit do të përballet me Brighton, një ekip i vështirë i drejtuar nga një trajner si De Zebri i cili kërkohet nga pjesa më e madhe e ekipeve evropiane. Europa League është shansi i vetëm për Milanin për të shpëtuar këtë sezon, shansi i vetëm edhe për Stefano Piolin për t’u konfirmuar në krye të “djallit”. Goglat i rezervuan në këtë fazë çekët e Slavia Pragës. Çiftet e tjera që prodhoi kjo fazë janë Marsejë-Vijareal, Benfika-Rejnxhërs dhe Frajburg-West Ham.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb