Bylis ka triumfuar 0-2 ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e Superligës. Të besuarit e Çelës e nisën ndeshjen me malore, pasi Kodra la skuadrën me një lojtar më pak pas vetëm gjashtë minutash lojë.

Ballshiotët marrin avantazhin në minutën e 17-të me Kaçorrin. Ai godet saktë me kokë, duke mposhtur portierin kundërshtar. Në të 35-tën, Onanuga gabon duke bërë një ndërhyerje ndaj Ruccit dhe pas një rishikimi me VAR u akordua penallti. Santos nuk fali nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar shifrat.

Bylis ia del më së miri të mbrojë rezultatin, një fitore kjo shumë e rëndësishme. Ekipi i Shensoit është në vendin e parafundit me 33 pikë. Komplikohen shumë gjërat për krutanët, të cilët mbyllin klasifikimin me 28 pikë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb