Më 17 qershor, në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s, do të përcaktohet formula dhe axhenda finale e këtij edicioni të Champions League. Pak ditë më parë, New York Times, shkruante se Stambolli do të refuzoj zhvillimin e finales me 29 gusht, fundja kjo do të ishte një ndeshje që do të luhej pa tifozë. UEFA nuk e mohoi e as nuk e konfirmoi një lajm të tillë duke lënë gjithçka të hapur. Në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të gjithë federatat do të shpalosin kalendarin e tyre final për mbylljen e sezonit, çka do ia bëjë më të lehtë punën UEFA-s për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare se ku dhe si do të zhvillohet pjesa e mbetur e Champions League.

Uefa Champions League 1280x720
Uefa Champions League 1280×720

Në fillim Gjermania ishte opsioni i parë, ndërsa sipas “Mundo Deportivo”, Lisbona mund të jetë qyteti që do të mirëpres ndeshjet e fundit në Champions, me një format të ngjashëm me atë të Botërorit për Klube, mbetet për tu vendosur nëse ky tur në Portugali do të filloj që nga faza çerekfinale apo nga gjysmëfinalet. Gjithashtu sipas të përditshmes spanjolle, klubet do të kërkojnë që finalja të luhet më 22 gusht e jo më 29 siç është parashikuar në fillim, në mënyrë që të mos ndikoj në sezonin pasues.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb