Christina Aguilera ka festuar 1-vjetorin e albumit të saj ‘La Fuerza’ dhe ka ndarë me miqtë e saj online disa momente nga bashkëpunimet e saj.
Përmes llogarisë zyrtare që mban në Instagram, këngëtarja ka postuar foto dhe video nga përgatitja e videoklipeve dhe nga i gjithë projekti në përgjithësi, duke folur me fjalët më të mira për bashkëpunëtorët e saj.

Si foto të parë ajo zgjodhi njërën në të cilën pozon topless, e veshur vetëm me një palë geta të zeza.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Me sytë mbyllur dhe e ulur në një karrige, Aguilera, që shfaqet me flokë të kuqe është fotografuar duke mbuluar gjoksin me dorën e majtë.
Në pjesën tjetër të fotove ajo ka veshur edhe veshje që i nxjerrin në pah bustin.

Ndër të tjera, artistja 43-vjeçare ka postuar video nga xhirimet e videoklipit të saj dhe setet e fotosesioneve të ndryshme, me përmbajtje humori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb