ITALIA

Një debat i madh ka ndodhur mes kryeministrit Giuseppe Conte dhe is- ministrave Salvini dhe Giorgia Meloni pasi këta të fundit e kanë kritikuar se po bën marrëveshje të fshehta me BE për eurobonde për të përfituar nga paketa e shpëtimit nga COVID-19 e cila parashikon 500 miliardë euro nga Mekanzimi i Stabilitetit.

Conte i quajti gënjeshtarë me emër dhe mbiemër të dy ish- ministrat që sot përfaqësojnë opozitën duke siguruar se qeveria italiane i sheh në sy qytetarët e saj dhe nuk punon në errësirë.

Por Salvini ka telefonuar menjëherë Presidentin Matarella duke i uruar Pashkët katolike si dhe duke i shprehur shqetësimin për sjelljen e Contes live në konferencë duke akuzuar fort opozitën.

Salvini thotë se ajo sjellje është në dëm të demokracisë së vendit dhe i ngjan vendeve të Amerikës Jugore. Po ashtu ish- zv.kryeministri me të cilin dikur ndante tryezën me Giuseppe Conten ka thënë se duhet një bashkim i forcave opozitare pasi nuk mund të bashkëpunohet me një qeveri dhe kryeministër që ka atë sjellje.

Po ashtu Giorgia Meloni ka thënë se ajo është një sjellje totalitarizmi pasi Conte përdor televizionin jo për të informuar popullin por për të shryrë ndaj opozitës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb