Ministria e Shëndetësisë në Greqi, ka njoftuar se duke nisur nga dita e nesërme do të hiqet kufizimi për të mbajtur maskën mbrojtëse në ambientet e jashtme.

Ky lajm është konfirmuar nga zëvendës-ministri i Shëndetësisë greke, Nikos Hardalias, i cili ka nënvizuar se ky vendim ka ardhur, pasi rastet ditore dhe viktimat nga COVID-19 janë në rënie.

“Pas sugjerimeve të Komitetit të Sëmundjeve Infektive ne do të lehtësojmë disa nga masat. Më konkretisht: Mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura, por jo në ato të hapura.

Ndërsa duke nisur nga 28 qershori, të hënën, do të hiqet ora policore, mund të lejohen grumbullimet deri në 10 persona, si dhe plazhet do të jenë të organizuara në 120 persona për 1000 metër katror”, tha Hardalias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: