Greqia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 3407 raste të reja me Covid-19, një rritje e lehtë në krahasim me një ditë më parë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 707,587.

Nga ana tjetër kemi një ulje të lehtë të numrit të fataliteteve ku 34 qytetarë kanë humbur jetën nga 38 që ishin një ditë më parë, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 15,519 vdekjesh janë regjistruar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: