Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 19 persona të infektuar. Për fat të mirë gjatë këtij intervali kohor nuk është regjistruar asnjë viktimë. Sa i përket të shëruarve ato janë 5, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157.434.

Njoftimi i MSH’së

07 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

Në total numri i rasteve aktive është 460.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb