Efekti i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite është aq i madh, saqë ndryshon edhe ligjet e këtij vendi. Shteti arab u “detyrua” të ndryshojë ligjet e tij për të favorizuar bashkëjetesën e Cristiano Ronaldos me Giorgina Rodriguez, partneren e talentit portugez.

Deri pak ditë më parë ligji nuk e lejonte bashkëjetesën jashtë martesës. Por statusi martesor i Cristiano Ronaldo-s ka bërë që shteti saudit të ndryshojë ligjet në fuqi, por vetëm për të.

Në Arabinë Saudite, ligji nuk lejon që një çift i pamartuar të jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi. Për këtë arsye, çiftit i është dhënë një lloj përjashtimi që do t’i lejojë dy të fejuarit të jetojnë së bashku jashtë lidhjes martesore. Mund të jetë një hap i madh drejt të drejtave civile, ose thjesht një favorizim momental për një kampion që e ka vënë Arabinë Saudite në qendër të vëmendjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb