Cristiano Ronaldo ka shtuar më tej vlerën e pasurisë së tij të patundshme.

Sulmuesi, ka inaguron së fundmi kompleksin hotelier në Nju Jork.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti, i cili njofton se hoteli do të quhet “Pestana CR7” dhe është i pari që ai hap jashtë Evropës.

“Çfarë date magjike – 07.07 për t’ju prezantuar me hotelin tim të ri @ PestanaCR7 Times Square, në Nju Jork”, shkruan Ronaldo në “Twitter”.

Sipas faqes zyrtare të hotelit, njerëzit mund të qëndrojnë në hotel për 117 paund një natë.

Kujtojmë se pesë herë fituesi i topit të artë ka ndërtuar më parë hotele në Madeira, Lisbonë dhe Madrid, me këtë të fundit që u hap muajin e kaluar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb