Prodhuesi gjerman i makinave ”Daimler” do t’i thotë zyrtarisht lamtumirë emrit të kompanisë dhe tani e tutje do të njihet si ”Mercedes-Benz Group”.

Kryetari i bordit të drejtorëve Ola Kallenius përfundon kështu një ristrukturim të thellë të korporatës që filloi në fund të vitit të kaluar me ndarjen e biznesit të kamionëve nga ”Daimler Truck”.

”Mercedes-Benz” tashmë po fokusohet në biznesin e makinave dhe furgonëve.

Marka tradicionale ”Mercedez Benz” duhet të përdoret tashmë si emër i kompanisë për ta bërë prodhuesin më tërheqës.

“Ne shohim që vëmendja për ‘Mercedes’ është rritur gjatë 12-18 muajve të fundit”, tha shefi ekzekutiv.

”Qëllimi im është ta bëj ‘Mercedes-Benz’ një markë luksoze”, shtoi ai.

Vitin e kaluar, marka ”Mercedes-Benz” u vlerësua pak më pak se 51 miliardë dollarë nga konsulenca amerikane ”Interbrand”, ndërsa lista kryesohet nga marka ”Toyota”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb