GREQI

Mediat greke po publikojnë provat të cilat e nxorën zbuluar Babis Anagnostopoulos që për 37 ditë tentoi të mashtronte për vrasjen e gruas së tij duke inskenuar një grabitje.

Kjo është kamera e dhomës së ndenjes, të cilën 32-vjeçari e theu me qëllim që të dukej se atë e kishin bërë grabitësit. Këtë veprim Babis e bëri pas vrasjes dhe kamera u gjet mbrapa divanit.

  • foto galeri

Në fakt, autoritetet greke zbuluan se kamerës i ishte hequr karta regjistruese apo e kujtesës 2 orë para se Anagnostopoulos të vriste bashkëshorten e tij, Caroline Crouch.

Kamera është prova 35 në shtëpin e çiftit në Glyka Nera, kurse më parë media e vendit fqinj nxori edhe provën 36, kutinë me mbishkrimin ”Monopoly” për të cilën piloti grek trilloi se kishte fshehur mijëra euro dhe grabitësit e dinin këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb