Në moshën 25-vjeçare, Dani Olmo është më i pjekur se kurrë. Lideri i Leipzig-ut por edhe i kombëtares spanjolle, në të cilën mban edhe fanellën me numrin 10, po shijon një tjetër sezon fantastik në Gjermani dhe ka treguar se është në formë  teksa ka shënuar një gol të bukur në miqësoren kundër Brazilit.

Verën e kaluar Olmo rinovoi me Leipzig deri në vitin 2027, por brenda marrëveshjes së re ka një klauzolë kushdo që e dëshiron verën e ardhshme futbollistin duhet të paguajë 60 milionë euro, jo më shumë.

Kampionati Evropian mund të jetë trampolina për një kërcim përfundimtar drejt një klubi më të mirë që synon të fitojë Champions. Barcelona mund të bëjë ndonjë lëvizje në verë, ndërsa pas dere qëndrojën edhe disa klube të elitës së kampionatit anglez.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: