Në shtëpinë e Barcelonës vijojnë të jenë të fokusuar në lidhje me të ardhmen, të mendojnë për sesionin e radhës të merkatos. Sipas mediave spanjolle, dy janë objektivat e Xavit, Dani Olmo dhe Bernardo Silva. Drejtuesit e klubit po bëjnë llogari, mund të paguajnë klauzolat e largimit për të siguruar kartonin e dy sulmuesve.

Bernardo Silva 2
Bernardo Silva 2

Silva sapo rinovoi kontratën e tij aktuale me Man.City deri në 2026, klauzola e tij e largimit është 60 milionë euro, ndërsa për spanjollin e Leipzig duhen 59 milionë euro.

Olmo
Olmo

Problemi në këtë pikë mbetet i njëjtë, Barcelona ka vështirësi financiare që nuk e lejojnë të veprojë lirisht në tregun e transferimeve. Nuk është e lehtë që klubi të paguajë 120 milionë euro për dy lojtarë, pa shitur fillimisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb