Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër, të pazakonta për këtë periudhë të vitit kur data shënon 16 maj.

Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës. Në orët në vazhdim në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.

Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb