TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Muniz.

Përmes një reagimin në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se diplomatët e huaj “harrojnë” të flasin për Gjykatën Kushtetuese, e cila është e një rëndësie të madhe për funksionet që ka.

Ndërkaq, deputeti Vasili ka bërë publike edhe rekomandimet që janë bërë nga konstitucionalistët në lidhje me Gjykatën Kushtetuese.

POSTIMI I PLOTE
Diplomatet e huaj “harrojne” te flasin per Gjykaten Kushtetuese, por ja ç’kane thene specialistet per te. Mungesa e Gjykates Kushtetuese eshte kritike ne Shqiperi per funksionet, qe ka dhe percaktimet themelore kushtetuese, qe lidhen me te.

Kete e kane argumentuar shume qarte specialistet me ne ze te jurisprudences shqiptare, qe kane kontribuar edhe per hartimin e reformes ne drejtesi.

Megjithese mungesa e Gjykates Kushtetuese eshte e nje rendesie kritike ka diplomate te huaj qe vuajne nga nje amnezi (harrese) kritike dhe vazhdojne te flasin me nje kembengulje artificiale,te pavend dhe te sforcuar per ligjin e magjistratures i cili s’ka aspak te beje me zgjidhjen e kryeceshtjes se prerjes se kokes se sistemit te drejtesise.

Meqenese politika nuk jua mbush dot mendjen ketyre diplomateve per rendesine e mungeses se Gjykates Kushtetuese dhe urgjencen kombetare qe perben zgjidhja e saj, le te lexojne me poshte disa opinione te specialisteve per te.

Keto opinione jane pergaditur ne kuadrin e nje studimi te mbeshtetur nga Fondacioni Konrad Adenauer.




(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb