Presidenti grek, Prokopis Pavlopuolos, është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për deklaratat e tij të ashpra kundër Shqipërisë.
Kreu i shtetit grek ka përdorur një retorikë të fortë në aspektin diplomatik duke kërcënuar me veto për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kundrejt çështjes çame.
Por së fundi mediat kanë zbuluar se Pavlopuolo ka lidhje të forta me Serbinë. Në faqen e tij në Wikipedia, është e shkruar se Prokopis Pavlopoulos është kumbari i David Davis dhe Alexander Davis, dy djemve të Katherine Karađorđević, Princeshës së Jugosllavisë.
“Lidhjet e Pavlopuolos me Serbinë i bëjnë të qarta edhe qëndrimit e kreut të shtetit grek ndaj shqiptarëve, duke dalë madje edhe jashtë linjës së qëndrimeve zyrtare të qeverisë greke e duke lëshuar kërcënime. Në vend që të bëjë thirrje për maturi dhe dialog, Pavlopuolos po flet me gjuhën e një serbi, duke ngjallur urrejtje dhe përçarje mes dy vendeve tona”, shkruan Zhurnal.