TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka sulmuar një ish-themeluesit e PD-së duke e quajtur spiun të sigurimit. Në një status në “Facebook”, Balliu publikon një dokument që sipas tij tregon se Shenasi Rama ka futur në burg Lukë Velajn në vitin 1977 vetëm se foli për Gjergj Fishën.

“Shenasi rama është spiun i sigurimit. Ja provat:
Ky dokument fakton se Shenasi Rama futi në burg Lukë Velajn në 1977, vetëm pasi Velaj përmend Fishtën”, shkruan Balliu.

Balliu fb

Përplasja mes Balliut dhe Shenasi Ramës lindi pasi ky i fundit në një emision televiziv tha se politikanët shqiptarë por edhe të tjerë, duke përmendur Fahri Balliun e kanë siguruar jetën e tyre jashtë vendit edhe nëse shpërbehet shteti.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb