TIRANË

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u trajtua historia tragjike e një 43-vjeçarje, e cila humbi në mënyrë tragjike bashkëshortin.

“Unë u martova me shkuesi, nusja e vëllait tim ishte shkuesja e kësaj martese. Kjo martesë ishte shumë e dhimbshme pasi unë jo vetëm që humba atë por kjo jeta ime ka qënë një tragjedi për mua, pasi as shkuesja nuk e dinte që i ndjeri bashkëshorti im ishte me probleme të shëndetit mendor dhe se kishte qenë edhe tre herë i martuar. Mirëpo erdhi shtatëzania e parë dhe vëllai im pasi kuptuam gjithcka më kërkoi që të kthehesha në shtëpi ta abortoja këtë fëmijë por unë nuk pranova kurrsesi pasi tashmë ju pajtova fatit që më ra.

Nga të gjitha sa ndodhën nuk ja fal vetes që nuk ju ndodha afër kur ai u vetvra, pasi kishim disa ditē që ikēm te vjehrri pasi ai ushtronte dhunë ndaj nesh. Vajzën e madhe e fejuam me shkuesi para se bashkëshorti të vetvritej, ai ishte në dijeni të kësaj shkuesie, madje unë nuk isha dakort që vajza të fejohej, unë doja që ajo të vazhdonte shkollën se ishte ekselent. Mirpo edhe ai më pas u në pishman, por ajo tashmë ishte fejuar. Dy çunat ndjekin vet zanatet e berberit dhe hidraulikut, por vjehrri dhe vjehrra më kanë mbështetur shumë dhe jam shumë e lidhur me ta edhe pse jam larguar dhe jetoj diku tjetër.” rrëfeu ajo.

Vajza e të ndjerit, u shpreh se dy ditë para se ai të vetëvritej erdhi dhe më kërkoj falje për atë që më shkaktoi, këto ishin fjalët e fundit të tij.

“Unë dua të them që babi ka pas punuar për ne, bënte shumë për të tjerët. Ne jemi rritur shumë keq, ne si fëmijë kemi punuar ndërkohë që fëmijët blinin çokollata dhe luanin si gjithë fëmijët e tjerë. Sot kam bosh çdo gjë, jam plotësisht bosh, më përpara kam pasur ëndrra të cilat nuk i kam sot. Babi im ka m shumë dashuri dhe respekt, por babi më ka dhunuar keq, ai ma ka kthy qafën në anën tjetër edhe pse ai ishte në depresion. Para se ai të ngrinte dorë kundrejt meje ai ishte ëngjëlli im, unë nuk e kam dashur mamin sa kam dashur babin, por sot edhe pse ai nuk është në jetë unë prap e respektoj kujtimin e babit.

Momenti i fundit që ai më ka dhunuar ka qenë momenti kur ne braktisëm shtëpinë për herë të fundit. Por një moment motra i bëri një kafe dhe pa dashur e derdhi kafen mbi dorën e babit dhe ai shkatrroi gjithë shtëpinë dhe merr thikën në shtëpi dhe shkon te shkolla e vëllait për të vrar vêllain. Vëllai atë ditë ishte në provim dhe ne të gjithë shkuam te shkolla për të mos ndodhur një vrasje. Por ne nuk e lejuam të ndodhte një gjë e till. Por një moment tjetër ai kërkon falje, por e kisha shumë të vështirë ta besoja se babi im bënte këto veprime dhe aq më tepër kundrejt fëmijëve të tij. Dy ditë para se ai të vetëvritej erdhi dhe më kërkoj falje për atë që më shkaktoi, këto ishin fjalët e fundit të tij.”- vijoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb