Humbja me Skënderbeun i ka kushtuar stolin trajnerit të Ku-kësit, Artim Shaqiri, që është shkarkuar nga drejtimi i skuadrës verilindore. Vendimi është marrë menjëherë në përfundim të ndeshjes me korçarët, që nxori jashtë gare për titullin skuadrën e Kukësit dhe finalja e Kupës së Shqipërisë e siguruar në mesjavë nuk i mjaftoi Shaqirit për të ruajtur pozicionin e tij në krye të skuadrës. Vendin e Shaqirit tashmë deri në fund të sezonit do ta zërë drejtori sportiv, Miodrag Radanoviç, që u afrua vetëm pak javë më parë në klub. Shaqiri mori drejtimin e Kukësit në fillim të sezonit, duke pasur si objektiv kryesor pikërisht fitimin e titullit kampion.

Në muajin mars pati një ftohje në marrëdhëniet mes Shaqirit dhe presidentit Gjici, por palët gjithsesi vazhduan ba-shkëpunimin, ndër-kohë që këtë herë marrëdhënia e tyre arriti në fund, me Shaqirin që nuk është më trajner i skuadrës së Kukësit, pasi ishte emëruar në këtë detyrë pikërisht më 10 gusht 2014, ku dhe në konferencën e prezantimit kishte deklaruar se dëshironte të fitonte titullin kampion me klubin verilindor.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb