Rrugëtimi i Skënderbeut në Kupë përfundoi që në fazën e 1/8 pas humbjes 2-0 ndaj Teutës. Pas sfidës, tekniku i korçarëve, Ivan Gvozdenoviç theksoi se pavarësisht eliminimit, ka besim te skuadra.

“Pjesën e parë nuk ishim mirë. Dolëm me një lojtarë mangët. U kënaqëm me 20 minutat e fundit. Kam shumë besim te lojtarët. Prapë sot ishte një gabim individual. Por kam shumë besim. Do fitojmë një ndeshje dhe më pas do fitojmë 3-4 ndeshje radhazi. Nuk ishim mirë në pjesën e parë dhe nuk ishim agresivë. Kur kemi tre sulmues me karakteristika, nuk mund të ruhemi nga topat e gjatë. Pjesën e parë Teuta ishte më e mirë, plus një gabim individual.

Ishin 3-4 minutat e fundit në pjesën e parë. nuk mund të bënim atë gabim. Nuk duhet të bëhemi naivë. Normal që isha i mërzitur, sepse e dija si do të shkonte pjesa tjetër. Kam shumë besim te lojtarët dhe do shohim. Kemi tre-katër ditë për t’u përgatitur. Kam shumë besim dhe do vazhdojmë përpara”,  – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb