Kreu i PD, Lulzim Basha ka ndarluar në lokalin e Met Çelës në Lushnje për të porositur byrek e dhallë.

Basha gjithashtu ka takuar edhe gratë që punonin në këtë lokal.

Ai thotë se nuk ndaloi për fushatë, por zbuloi se gjithmonë kur shkon për në jug kthehet pasi e konsideron si stacion.

Për më tepër Bashës i kanë dhënë byrek me kos deleje, teksa ka uruar fitore më 25 prill.

 

LULZIM BASHA: Punë e mbarë, po ju qenkeni gjithë këto zona këtu.

E kam stacion që ndaloj gjithmonë. Kudo ku shkoj. Në Sarandë, Vlorë Fier. Madje kur jam në Durrës apo Kavajë vij këtu. Qoftë 25 prilli një ditë fitoreje për ju e familjet tuaja. T’ju a kthejë shpresën të gjithëve, e Shqipërisë. Punë e mbarë. Suksese. Fitore të përbashkët.

Çuna si jeni, u lodhët? Mirë jeni? Mos kujtoni se kam ardhur për fushatë, e kam si shtëpinë time. Sa herë shkoj për në jug, e kthehem, e kam ndalesë. Pashë ato zonja që punonin. Se më parë kisha parë nja 2-3. Ato ishin shumë. T’i bëjmë edhe më shumë pas 25-ës. Madje a ka mundësi ta hapim edhe një në Tiranë.

QYTETARI: Meqenëse ka ardhur kryeministri i ardhshëm, unë do bëj tavë ekstra tha.

LULZIM BASHA: Dhalla ka mbaruar që më solle ujë? Kos dele. Të falënderoj nga zemra. Në të mira, gëzime e fitore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb