Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet se ka dhunuar djalin e tij të mitur.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. T., banues në Shkodër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin E. T., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.”, sqaron policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb