Këtë të hënë Bajrami, iu dhuruan 150 shtëpi personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019 në Thumanë.

I pranishëm në këtë ceremoni mes të tjerëve ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili premtoi se shumë shpejt Thumana mund të kthehet në një atraksion turistik. Në përfundim të evenimentit, këngëtarja Olta Boka këndoi ilahinë e Profetit Muhamed për banorët e pranishëm.

Ritmet e ilahisë dhe mesazhi që përcjell kënga, që qëndrojnë në sinkron me ditën e shënuar, u prit mjaft mirë nga qytetarët. Vetë këngëtarja u shpreh e lumtur dhe e gëzuar që po performonte për banorët e këtij komuniteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb