Diego Godin virtualisht është një futbollist i Interit. Qendërmbrojtësi uruguaian, sipas mediave italiane, i është nënshtruar përpara kohe vizitave mjekësorë dhe  zyrtarisht në fund të sezonit do të vesh fanellën zikaltër.

Dëshira e lojtari ishte përcaktues në këtë transferim teksa ka refuzuar në mënyrë konstante çdo përpjekje të Atletico Madrid për ti rinovuar kontratën. Oferta e Interit, një kontratë dy vjeçare, ka joshur Godin, duke e bindur të transferohet në Milano në verë.

Godin mund të konsiderohet një goditje e mirë, në një kohë që do të zbarkojë në Milano me parametra zero.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb