SHKODËR- Një zjarr i madh në fshatin Postribë të Shkodrës ka shkrumbuar disa hektarë me pyje e kullota. Sipas raportimeve, zjarri ka rënë në malin e Dragocit pranë Postribës, por fatmirësisht nuk rrezikohen banesat. Zjarri ka qenë aktiv deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e pamundur për shkak të terrenit malor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: