Lidhur me ngjarjen e rëndë të Pogradecit ku policia pak ditë më parë arrestoi një 29-vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me të mitur, jashtë kamerave përfaqësues pranë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve në Pogradec kanë bërë të ditur se për rastin janë ndjekur të gjitha hapat e protokollit përfshirë këshillimin, shoqërimin dhe orientimin e fëmijës për rastin. Veç të tjerash vetë e mitura ka kërkuar të takojë disa herë përfaqësuesen e kësaj zyre si një person të besuar të saj.

Njësia e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve ka nisur punën për të gjetur një tjetër institucion për shkollimin e vajzës për arsye se nuk mund të rikthehet në shkollën e saj për sigurinë dhe mbrojtjen nga bullzmi ndërsa përsa i përket strehimit do të bëhet e mundur me bashkëpunimin me organizata të ndryshe për mundësi për ta ndihmuar, pasi sipas tyre nëna dhe vajza janë banore e qyteti të Përrenjasit dhe për këtë rast është mbledhur grupi teknik ndërsektorial ku janë thirrur dhe përfaqësues nga drejtoria e shërbimit social në Bashkinë Përrenjas.

Gjithashtu është kërkuar që vajza të rehabilitohet në një qendër për t’i ofruar ndihmë psikologjike, e ofruar nga organizatat e ndryshme, por 12-vjeçarja ka ngulur këmbë të mos largohet nga nëna e saj, pasi nëse do e çojnë në qendër trajtimi sipas fjalëve të saj, do të dëmtojë veten. Në këto kushte nuk mund të kryhet strehimi në qendër trajtimi, pasi merret parasysh interesi më i lartë i fëmijës dhe dëshira e saj.

Gjithashtu analiza gjinekologjike pritet të kryhet ditën e hënë dhe rezultatet do t’i bashkëngjiten dosjes
hetimore për procedura të mëtejshme. Kujtojmë se 29-vjeçari është lënë nga gjykata e Korçës nën masën e sigurisë arrest me burg. 29-vjeçari përballë togave të zeza nuk ka pranuar akuzën madje as babai i djalit i cili dha një intervistë për mediat ku deklaroi se është shenjë hakmarrje nga nëna e vajzës pas ndarjes. Nga ana tjetër nena e vajzës është ajo që ka bërë denoncimin në polici dhe ka deklaruar që vajza e saj prej dy vitesh ka një lidhje me 29-vjecarin fakt që e ka pranuar edhe vetë vajza e vogël. Kjo e fundit ka thënë se nuk ka qenë e detyruar nga askush por kanë dashur të dyja palët lidhjen madje ajo nuk ka dashur që 29-vjeçari të arrestohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: