Studentët serbë të cilët kanë organizuar disa protesta radhazi kundër propozimit franko-gjerman, kanë paralajmëruar sot nga Beogradi se do të bllokojnë institucionet.

Në protestën para objektit të Fakultetit Filozofik studentët deklaruan se u kanë dërguar e-mail të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë për të shprehur mendimin e tyre për planin dhe për të nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçic, për atë që pretendojnë se është shkelje e Kushtetutës.

Kujtojmë se mes Serbisë dhe Kosovës u arrit një marrëveshje në takimin në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shefit të BE për politikën e jashtme dhe siguri Josep Borrell dhe emisarit të BE për dialogun Miroslav Lajçak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb