Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se pas dy tri javëve nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19, do të detyrohen të marrin masa më ekstreme.

Hoti ka thënë se rreziku është real dhe pas dy ose tri javëve ne do ta kemi të njëjtën gjendje si shumica e vendeve të BE-së.

“Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të VBE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, tha Hoti.

Ai shtoi se me respektimin strikt të masave ne mund ta mirëmbajmë këtë gjendje.

“Nuk dëshirojmë që ti shqetësojmë bizneset, e as qytetarët që t’i ndalojmë në rrugë ti gjobitim, ti mbyllim bizneset, tu shkojmë njerëzve në ndeja e ahengje private, por është në interes të tyre që t’i respektojmë këto masa”, tha Hoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb