Borussia Dortmund është ndalur që në javën e dytë të Bundesligës, duke barazuar 1-1 në transfertë me Bochum dhe lënë kështu dy pikë. Një pikë që vlen pak për objektivat e Dortmund, që lufton për titullin kampion.

Vendasve, me në krye Stoger, u kanë mjaftuar 13’ minuta për të zhbllokuar sfidën. Stoger realizoi një super goditje dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mos u dhënë mundësi kundërshtarëve të reagonin. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.

Miqtë luajtën më mirë në pjesën e dytë. I asistuar nga Brandt, Malen gjen golin në minutën e 56’ dhe i dhuron barazimin ekipit të Dortmund. Por vetëm kaq, pavarësisht përpjekjeve, nuk pati më gol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb