Në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë, mungon medikamenti bazë për kimionterapinë për fëmijët e prekur nga sëmundje të rënda tumore dhe leuçemike. Bëhet fjalë për medikamentin Asparaginaza, me të cilin trajtohen fëmijët e sëmurë të prekur nga tumoret ose sëmundjet e rënda të gjakut si leucemi akute.

Një qytetare tha për mikrofonin e News 24, se janë detyruar ta blejnë këtë ilaç për të mundësuar kimioterapinë për të afërmin e saj vetëm 6 vjeç.

“Medikamenti mungon. Thanë se do të vinte për 10 ditë por nuk ka ardhur dhe nuk do të vijë. Për kimio i kemi blerë 5 copë nga 50 mijë lekë 250 mijë lekë. Për fëmijën do ta blej”, theksoi ajo.

“Apeli im është që të më gjej ilaçin e djalit sepse nuk kam ku ta gjej”, tha qytetarja, duke shtuar se përveç kostove të këtij ilaçi janë edhe kosto të tjera financiare pasi është e detyruar të vijë nga Saranda. “Ilaçet janë me lekë vetëm krevatet janë falas”, theksoi ajo, duke shtuar se nuk do të largohet nga spitali pa kryer kimioterapinë. Gazetari i News 24, Osman Stafa tha se bari mungon prej rreth dy vitesh dhe se e vetmja mundësi është që bari të mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb