Tifozët mezi po presin fillimin e Botërorit, i cili do të luhet në Meksikë, SHBA dhe Kanada. FIFA, shpeshherë bën pastime të ndryshme, ku së fundmi ka publikuar fitoret me rezultat 3:0 të arritura në histori të Kupës së Botës.
Një prej tyre është suksesi 3-0 i Zvicrës ndaj Honduras, me 3 golat e lojtarit shqiptar, Xherdan Shaqiri, që dërgoi helvetët në 1/8 e finales së Botërorit 2014.
“Xherdan Shaqiri, duke mbajtur topin e ndeshjes pasi shënoi tre gola, përshëndet tifozët pas fitores së Zvicrës ndaj Hondurasit në Kupën e Botës ‘Brazili 2014”, shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar nga FIFA.

