Këngëtarja e me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ndodhet ende në Shqipëri së bashku me familjen e saj.

Kjo është konfirmuar nga babai i saj, Dukagjini, i cili ka publikuar pak më parë fotografi me kryeministrin Edi Rama. Fotot në fjalë, janë shkrepur në qytetin e Vlorës.
“Mendoj se kam bërë një mik”, shkruan Dukagjini bashkëngjitur me pozat që fansat e tij i kanë pëlqyer shumë.

Ajo që është interesante, është fakti, që fotot dyshes ia ka bërë vetë këngëtarja me famë botërore. Kujtojmë që Dua së bashku me familjen dhe të dashurin, Anëar Hadid, erdhën para disa ditësh në Shqipëri, ku u pritën nga kreu i qeverisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Pas takimit me to, duket se Dua së bashku me të dashurit e saj, ka nisur një tur nëpër Shqipëri, pasi më parë ka publikuar foto nga qytete si Durrësi dhe Kruja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb