SHBA

“Elton John’s AIDS Foundation Academy Awards Party”, mblodhi yjet në një mbrëmje me muzikë dhe atmosferë larg pandemisë.

Festa pas ‘Oscars’, është më e famshmja dhe të gjithë i patën sytë nga Dua Lipa që performoi krah Elton John e veshur me nje fustan metalik. Këngëtarja dukej si një diamant në lëvizje, të paktën kështu e kanë përshkruar disa media dhe shumë fansa.

Më tej e pamë të veshur edhe e gjitha me të zeza me një fustan klas.

Dua performoi “Levitating”, “Pretty Please”, “Hallucinate” dhe “Don’t Start Now”. Kjo është një performancat më të ndjera të saj, sidomos kur këndoi “Bennie and the Jets” dhe “Love Again” me idhullin e saj Elton John. Dhe njëherë tjetër gjithë sytë ishin tek Dua Lipa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: