BRITANI

Kur bëhet fjalë për shfaqjen e saj në skenë dhe para kamerës, këngëtarja Dua Lipa nuk ka frikë asnjëherë të tregojë seksualitetin dhe feminilitetin e saj.

Tani këngëtarja e “Neë Rules” dëshiron që edhe gratë e tjera të kenë besimin për të bërë të njëjtën gjë dhe të jenë krenare. “Si gra, ne kemi qenë të shtypura se si duhet të dukesh apo të jesh”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Dua, e cila sapo ka përfunduar një turne botëror dhe ka punuar, ndër të tjera, me Miley Cyrus, reperin Sean Paul dhe Kylie Minogue, beson se gratë për dekada nuk kanë pasur njohjen që meritojnë. Ajo ka tre këngë të renditura në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu fituese e çmimit “Grammy”, “Brits”, “Billboard” dhe “MTV Awards” shkruan The Sun.

“Ne po ndërtojmë kështjellat tona, por jo domosdoshmërisht duke marrë njohjen që meritojmë”, tha Lipa. Megjithatë, pasi pa vëllain e saj Gjinin, 16 vjeç, dhe motrën Rina, 21 vjeç, e cila është një balerin, modele dhe influencuese në Instagram, Dua beson se gjërat po ndryshojnë për mirë.

“Brezat e rinj kanë një vështrim vërtet interesant për jetën. Mënyra se si ata mendojnë është shumë më e zhvilluar. Vëllai im është 16 vjeç. Ai është shumë më i interesuar për mënyrën se si funksionojnë gjërat në botë. E njëjta gjë me motrën time. Ndoshta është interneti ose mënyra se si ne kemi evoluar si njerëz . . . është vërtet interesante dhe freskuese dhe gjithashtu frymëzuese”, deklaroi me tej  Dua. Këngëtarja e “Hotter Than Hell” ka arritur të besoi, pavarësisht se gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç i kishte më herët në jetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: