BRITANI E MADHE

Dua Lipa ka zbuluar se ka hequr dorë nga pijet alkoolike dhe ka lënë duhanin në përpjekje për të mbrojtur zërin e saj. Krijuesja e hitit “One Kiss”, 24 vjeçe, e cila po arrin gati të renditet e para në Mbretërinë e bashkuar këtë javë me albumin e saj të ri, “Future Nostalgia”, tha që ndërmori këto veprime për të ruajtur vokalin e saj.

Dua, e cila aktualisht është e izoluar në Londër me të dashurin e saj Anwar Hadid, 20 vjeç, është e njohur për dashurinë e saj për mbrëmjet dhe festat. Ajo tha së fundmi në një intervistë për The Sun: “Unë nuk konsumoj prodhime të qumështit para se të këndoj”.

“Unë gjithashtu kam ndaluar së piri duhan, as kur jam duke bërë turne”, shtoi ajo. Këngëtarja e hitit “Neë Rules” është detyruar të shtyjë turneun e saj në Evropë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ajo tha: “Ishte e dhimbshme të shtyja turneun, por të gjithë duhet të jemi të sigurt. [2021] do të jetë viti ynë, mendova se viti 2020 do të ishte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: