TIRANE

Do të përcillet në vendlindjen e tij në Shkodër për të cuar në vend amanetin e tij, por ceremonia e varrimit të aktorit të madh shqiptar Rikard Ljarja është diktuar nga rregullat e pandemisë së COVID 19.

Ai u nda nga jeta një ditë më parë nga një sëmundje e rëndë duke lënë pas pikëllim por edhe mjaft role me vlerë, ndërsa sot bashkëshortja aktore Marjeta Ljarja, fëmijët dhe pak të afërm e miq po e përcjellin drejt Shkodrës.

Me lot në sy, por edhe me maska, pak njerëzit e mbledhur poshtë banesës kanë duartrokitur ashtu sic e meritonte për ta përcjellë drejt banesës së fundit. Kjo ishte duartrokitja e fundit për Mjeshtrin e kinematografisë.

Ndoshta ashtu i tërhequr sic ishte, pa e kërkuar bujën, aktori i madh zgjodhi të largohet pikërisht në atë mënyrë, pa kërkuar shumë vëmendje në një situatë të jashtëzakonshme.

JETËSHKRIMI I LJARJAS
Rikard Ljarja, lindi në 1 prill të 1943 në Shkodër, ndërsa njihet nga shqiptarët për rolet e tij në teatër dhe në kinematografinë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.

Filmografia
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës – (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
Në prag të jetës – (1985), Andrea
Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
Radiostacioni – (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti

Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb