Rudi Vata mendon se ka ardhur koha që Federata Shqiptare e Futbollit të drejtohet nga figura si Igli Tare dhe Lorik Cana. Ish-kapiteni kuqezi, që prej vitesh ka qenë kritik i FSHF-së, thekson se tërheqja e Armando Dukës, duke mos rikandiduar në zgjedhjet e marsit të vitit 2018, do ta nderonte këtë të fundit.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, shkodrani, që disa vite më parë tentoi të bëhej kreu i FSHF-së, por u ndie i tradhtuar nga ata që i kishin premtuar votën, flet për gjithçka. Nga Kombëtarja e Kristian Panuçit dhe deri tek injorimi që i bëri Sali Berisha kur kandidoi kundër Dukës, por edhe prapaskenat e futbollit shqiptar. Vata i thotë të gjitha dhe si gjithnjë flet pa dorashka, pasi sipas tij, nuk ka nevojë t’i bëj qejfin dikujt.

“Jam shumë i vogël për të dominuar në Shqipëri, sepse nuk kam lidhje me politikën”, thotë ndër të tjera ish-mbrojtësi.

Rudi, ta nisim me Kombëtaren. Si ju janë dukur zgjedhjet e trajnerit Panuçi deri më tani?
Mendoj se Panuçi ka shfaqur një dëshirë për të punuar fort në Shqipëri sepse ai nuk do që ta përndjekë hija e De Biazit. Pra, ai do që të ndërtojë një skuadër alla-Panuçi, sepse ka për t’u gjykuar si Panuçi. Është krejt normale që ky trajner, me idetë e reja që ka, edhe më të moderuara se De Biazi, pasi ka jetuar momente shumë më të mëdha se ish-trajneri në karrierën e tij si lojtar, duhet të lihet të punojë. Nuk duhet të mbërrijmë shpejt në konkluzione.

Ju bën përshtypje që ka grumbulluar lojtarë pa skuadër, edhe pse në fakt, kështu kanë vepruar edhe paraardhësit e tij…
Panuçi ka gjithë të drejtën e Zotit të eksperimentojë. Pra, të provojë ata lojtarë që mendon se mund të krijojë një skuadër kompetitive. Kur të ketë ndërtuar atë ekip që ai mendon, pastaj ne mund ta gjykojmë nëse është Panuçi më i mirë se De Biazi apo nuk e ka bërë atë hapin tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: