Përveç Tiranës, në fushë për Conference League zbritën edhe disa skuadra të tjera shqiptare. Dukagjini u mund 0-1 në Kosovë nga kroatët e Rijekës, në sfidën e parë të turit të dytë.  Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Jankovic, në minutën e 30-të.

Gjërat për të besuarit e Dallkut u komplikuan shumë në minutën e 62-të, pas daljes me karton të kuq të Merlaku. Dardanët kanë ende shpresa për kualifikimin dhe do tentojnë diçka të tillë në sfidën e kthimit, pas disa ditësh.

Shkupi u mposht 0-2 në National Arena Toshe Proeski (Skopje), ndaj Levski Sofia. Golat e bullgarëve erdhën nga Welton dhe braziliani 22-vjeçar, Ronaldo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb