Deklaratat e vazhdueshme të Lewandowskit për t’u larguar nga Bayern Munchen kanë shtyrë jo vetëm Barcelonën, por edhe shumë skuadra të tjera që të vihen pas shërbimeve të polakut.

Chelsea dhe Manchester United janë dy klubet e fundit që kanë shfaqur interes për bomberin. Nëse shikohet rivaliteti i dy gjigantëve të Premier League, atëherë “Blutë” e Londrës do ta kenë më të vështirë, pasi fillimisht duhet që Romelu Lukaku të largohet.

Nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” kanë një plan më të detajuar për ta afruar polakun në radhët e tyre, duke iu bërë një pengesë Barcelonës, që prej javësh ishte e vetme në krye për të siguruar shërbimet e Lewandowskit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb