Dy punonjës të EKAB, Qendrat Kombëtare të Kujdesit Emergjent në Greqi rezultuan pozitiv me koronavirus, ndërkohë që 30 nga kolegët e tyre kaluan në karantinë.

Njëri nga dy anëtarët e EKAB raportohet se shfaqi simptoma, ndryshe nga kolegu i tij i cili ishte asimptomatik. Të dy iu nënshtruan testeve që treguan se ishin të infektuar me koronavirus.

Në ditët në vijim, një ekip EODY pritet të shkojë në shtëpitë e personave që janë në karantinë për t’i testuar. Ndërkohë, edhe shërbimet administrative të EKAB, të cilat u vizituan dje nga njëri prej dy pacientëve me koronavirus, u mbyllën me qëllim të dezinfektimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb