KOSOVE

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë ngritur sërish dyshime se janë rikthyer me njëri-tjetrin dy vite pasi i dhanë fund martesës. Dy këngëtarët së fundmi janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në pamjet e siguruara nga “Prive”, Nora dhe Roberti shihen në aeroport së bashku me vajzën e tyre, Renee, si dhe me nënën e këngëtares, Suzanën.

Ata duket se kanë udhëtuar të gjithë së bashku për të kaluar disa ditë pushimi. Si Istrefi, ashtu edhe Berisha, kanë ruajtur raporte të mira me njëri-tjetrin edhe për hir të vajzës së tyre.

Javën e kaluar, dy artistët u panë për herë të parë në një poster bashkë, ndërsa ishin ftuar të performonin në një lokal nate në Prizren.

Si Nora, ashtu dhe Roberti, shpëndanë në rrjete sociale një poster ku shiheshin pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që miq të çiftit janë të bindur se ata po përpiqen të rindërtojnë martesën e tyre përsëri.

Ndarja e ish-çiftit është komentuar mjaft në media. Ata i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare, ndërsa nuk kanë treguar arsyen e këtij vendimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: