TIRANË- Diskutimet e subjekteve politike, emrat e propozuar për kryetar të bashkive në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, kanë përfshirë gjithë opinionin publik. Disa emra të bërë publik tashmë e disa të tjerë ende në diskutim, kanë sjellë reagime pro dhe kundër të qytetarëve.
Sigurisht vëmendjen më të madhe e ka kryeqyteti dhe kandidatët që do të propozohen nga dy forcat kryesore në vend. Por si duhet të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës?
Sipas gazetarit Ylli Dylgjeri, “Kryetari i Tiranës duhet jo vetëm me kohë të plotë, po edhe me CV-i të plotë!”. Ndërsa opinionin e tij e ka ilustruar edhe me këtë foto të postuar në faqen e tij të Facebook.
(m.k/BalkanWeb)