Thomas Muller nuk do të largohet nga Bayern Munchen. Konfirmimi ka ardhur nga CEO i klubit, Olivier Kahn, i cili ka shuar një herë e mirë thashethemet e fundit.

“Nuk do të largohet nga Bayerni. Edhe nëse do të kërkonte diçka të tillë, do të isha unë ai që do ti ndryshoja mendje. Thomas është në formë, nuk është dëmtuar kurrë dhe ka një karakter me të vërtetë të fortë. Ka një rol të rëndësishëm në skuadër dhe jam i sigurt se do të luajë edhe shumë ndeshje të tjera me ne” – Tha ai. 33-vjeçari gjerman ka një jetë që luan me kampionët e Gjermanisë. Në sezonin e fundit, ai ka luajtur 26 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb