Ky është Hekuran Koçi nga fshati Kërçisht i Epërm në Njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër. Problemi i Hekuranit është i veçantë pasi ai i bën apel shtetit ta ndihmojë për të bërë shkurorëzimin e martesës pasi bashkëshortja e ka braktisur prej afro 5 muajsh.

Hekurani tregon se ish-bashkëshortja e tij është larguar pa adresë duke i lënë në shtëpi katër fëmijët.

Ai i bën apel shtetit ta ndihmojë në procesin e shkurorëzimit pasi vetë nuk ka mundësi ekonomike të përballojë shpenzimet në gjykatë. Për Hekuran Koçin, bashkëshortja nuk ka më vend në familjen e tij pasi as fëmijët nuk e pranojnë, ndaj dhe kërkon vetëm që ta heqë nga trungu familjar.

Hekurani thotë se për disa kohë kërkoi ndihmën e policisë për ta gjetur, por kur kjo e fundit nuk pati rezultat, kërkon nisjen e procesit të divorcit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb