TIRANË

E ema e Alkidit, Loreta tregon se problemet i filluan kur ishte i vogël. Ajo tregon se mjekët nuk arrinin t’ia gjenin dioagnozën.

https://youtu.be/j7MocPudxfY

“ Më thonin dërgojë jashtë djalin, unë nuk kisha as kam mundësi financiare. Më ndihmoni nuk mundemi. Në vitin 2012 Alkidi u përkeqësua shumë, në shkollë mezi shkonte. E kemi çuar në Itali por na thanë se nervat e djalit ishin të dëmtuar. Nuk pati më përmirësim. Por nuk kisha aq para për ta dërguar më. Në 2015 shkuam në Gjermani ekzaminimi kushtonte 8000 euro. Na kapën na kthyen me polici deri në Rinas, djalit në Itali i kishin vendosur korse për të nervat e këmbëve, ne i jemi lutur policisë gjermane të na lejonte që ti merrnin këto korse për nervat por nuk na lejuan. U kthyem. Djali u bë shumë keq para 3 javësh, i është deformuar shtylla mjeku u shpreh shumë keq, në spital gati sa nuk u çmenda më tha një fjalë shumë të rëndë për djalin. Më tha ky ashtu është bërë ashtu do shkojë. Mjeku turk e pa tha që deformimi është 73 gradë. Është shumë e rrezikshme për jetën. Mjeku turk tha kushton 22 mijë euro. Por ne nuk i kemi kaq para. Të hash KEMP-in e këtij djali them nuk më kalon poshtë, djali nuk ha vetëm njëherë në ditë. Tmerrohem kur e laj është shumë i deformuar. Nuk kam lënë derë pa trokitur. Lutem na ndihmoni” -thotë me lot në sy Loreta.

https://www.youtube.com/watch?v=xpNnSfV4RRI&feature=youtu.be

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: