Ky është momenti i frikshëm kur një shqiponjë tenton të rrëmbejë një djalosh gjatë një shfaqje në Australi.

Turma e shikuesve pa e habitur se si shpendi gjigand tentoi të rrëmbente djalin sikur të ishte një kafshë e vogël, shkruan Mapo.

Djali mendohet se është gjashtë ose shtatë vjeç. Ai shpëtoi me disa gërvishtje në fytyrë, por pa plagë të rënda.

Shfaqja e jetës së egër u mbyll menjëherë pas këtij incidenti. Autoritetet thanë se kanë nisur një hetim. Të pranishmit po ndiqnin një spektakël të dhuruar nga shqiponjat bisht-pykë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: