Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në vendin tonë. Ngjarja ka ndodhur tek kryqezimi i Shënkollit pak minuta me pare, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur rëndë.

‘BalkanWeb’ mëson se një makinë është përplasur me një motor ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i ketij te fundit, i cili është dërguar për në spitalin rajonal të Lezhës.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton lidhur me zbardhjen e shkaqeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: