Djali i ish-ministrit të Brendshëm grek, Argyris Dinopolus, është gjetur i vdekur në rrethana ene të paqarta në banesën e tij në Exarchia.

Djali i politikanit, Vassilios-Spyrido u gjet i pajetë mesditën e djeshme në banesë. Sipas informacioneve, familjarët ishin shqetësuar për të pasi prej orësh nuk i përgjigjej telefonatave, ndërsa këtë pasdite, babai i djalit, pra politikani, ka shpërthyer me forcë banesën ku qëndronte i biri dhe e ka gjetur atë pa shenja jete.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga rrugë natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 33-vjeçarit.

Vlen të përmendet se i riu vuante nga diabeti dhe pranë trupit i janë gjetur pilulat për trajtimin e sëmundjes, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb